Celtic konfirmon një rast pozitiv me COVID-19

Futboll

Celtic konfirmon një rast pozitiv me COVID-19

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:31
Celtic

Celticu ka konfirmuar se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas përgatitjeve dimërore që i zhvilluan në Dubai.

E tërë skuadra e gjigantit skocez u testua dhe njëri nga lojtarët ka dal pozitiv.

Komunikata e plotë e Celticut:

“Celtic konfirmon se një lojtar ka dal pozitiv me COVID-19. Lojtari do pranojë kujdes dhe mbështetje të plotë”.

“Të gjithë pjesëtarët e tjerë të skuadrës kanë dal negativ”, shkroi klubi në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat