Shtrohet me urgjencë në spital ish presidenti i FIFA-s

Futboll

Shtrohet me urgjencë në spital ish presidenti i FIFA-s

Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:39
Sepp Blatter

Sepp Blatter, ish presidenti i FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015, është shtruar me urgjencë në spital.

Blatter, i cili është 84 vjeçar, është shtruar në spital me një gjendje serioze por që besohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Ish presidenti i FIFA-s, ka pasur viteve të fundit probleme me shëndet, dhe ishte edhe në kujdes intensiv në vitin 2015, kur sistemi imunitar i tij kishte kolapsuar.

Muaj më parë, Blatter konfirmoi për THE ATHLETIC, që ishte infektuar me Covid 19, por që ishte rikuperuar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat