E ardhmja e Hysajt në dilemë

Futboll

E ardhmja e Hysajt në dilemë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:49
E ardhmja e Hysajt në dilemë

E ardhmja e Hysajt në dilemë!

Elseid Hysaj mbetet një temë e nxehtë tek Napoli, në një kohë kur anësorit kuqezi i skadon kontrata në fund të sezonit ndërsa mundësia për të rinovuar mbetet e hapur.

Është e paqartë se çfarë do të ndodh në fund të sezonit por e vetmja gjë e sigurt për momentin është fakti që Hysaj nuk do të largohet gjatë merkatos së janarit, fakt të cilin e konfirmon agjenti i tij, Mario Xhiufredi: “Është e sigurt që do të mbyllë këtë sezon tek Napoli, ndërsa në atë pasuesin gjithçka mund të ndodh.

Me 51% nuk do të rinovojë, por nëse Napoli dëshiron të zgjas kontratën këtë mund ta bëjmë direkte pasi dëshira e Hysaj është të qëndrojë. Në të njëjtën kohë po vlerësojmë ofertat nga jashtë Italisë”, theksoi agjenti i Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat