Flick konfirmon mungesat tek bavarezët, ka disa fjalë edhe për Sane

Futboll

Flick konfirmon mungesat tek bavarezët, ka disa fjalë edhe për Sane

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:55
Hans-Dieter Flick

Bayern Munchen do të ndeshet me skuadrën Mainz 05 në kuadër xhiros së 14-të të Bundesligës.

Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick, duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Mainz 05, ka konfirmuar mungesat dhe pati disa fjalë edhe për futbollistin e ti të Bayern, Leroy Sane, i cili u zëvendësua herën e fundit nga loja dhe mediet nisën spekulimet mbi marrëdhënien e tyre.

Flick tha se Kingsley Koman dhe Marc Roca nuk do jenë të gatshëm për ndeshje.

Ai foli edhe për Leroy Sane, të cilin e porositi të angazhohet.

“Ai duhet të angazhohet. Ai është shumë kritik ndaj vetes për paraqitjen e tij. Ka një ose dy gjëra që kontakti i parë nuk ishte optimal. Ai ka një cilësi jashtëzakonisht të madhe me këmbën e majtë dhe është tejet i shpejtë. Ai ka nevojë për këtë kualitet në çdo lojë. Të gjithë ne jemi në mbështëtje të tij”, përfundoi Hansi Flick.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat