‘Vaksina për Covid, për të parë ndeshje nga stadiumi në Serie A”

Futboll

‘Vaksina për Covid, për të parë ndeshje nga stadiumi në Serie A”

Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:42
‘Vaksina për Covid, për të parë ndeshje nga stadiumi në Serie A”

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino i ka sugjeruar qeverisë italiane që ata që duan të shohin ndeshjet duhet të kenë certifikatë që kanë marrë vaksinë të Covid-19

Vaksinimi ka folluar në Itali dhe Dal Puno tashmë këtë po e konsideron si një impakt të mirë në futbollin italian.

“Mendoj se duhet ti pranojmë në stadiume qytetarët që kanë marrë vaksinën”, tha ai për Rai Radio 1.

“Ne kemi prezantuar një plan 300 faqe të Qeverisë për menyrën se si tifozët të kthehen në stadiume të sigurt, me kapacitet të reduktuar me 20-30 për qind, por ne ende nuk kemi marrë ende përgjigje. Asnjë telefonatë madje. Kështu që unë shpresoj që së paku të vaksionuarit do t’i lejojnë të hynë brenda”.

Ka pasur po ashtu sugjerime që të gjithë lojtarët profesional duhet të vaksionohen, e cila gjë do të lejonte ata që të luante rregullisht pa pasur nevojë që të ripërsëritin testet e tyre.

“Kjo është çështje e Qeverisë dhe unë nuk përzihem aty”.

Dal Pino është duke punuar në krijimin e një kanali televiziv të Serie A, e cila gjë do të ndihmonte për të shitur të drejtat televizive për persona, e cila gjë do të sillte të ardhura për të.

“Ne jemi shumë afër një kontrate dhe shpresojmë që ta finalizojmë në fillim të janarit. Liga ka pasur humbje 600 milionë euro këtë vit, kështu që 1.7 miliard euro për 10 për qind të kompanive medial do të paraqiste një lirim të rëndësishëm financiar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat