Ronaldo: Pa tifozë, e mërzitshme, me mungojnë edhe sharjet

Futboll

Ronaldo: Pa tifozë, e mërzitshme, me mungojnë edhe sharjet

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 00:56
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte protagonist i madh në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, një ngjarje e organizuar në Dubai.

Sulmuesi i Juventusit u zgjodh “Lojtari më i Mirë i Shekullit”, duke mposhtur konkurrencën e emrave të tjerë të mëdhenj si Messi, Salah dhe Ronaldinho.

Një kënaqësi e madhe personale për kampionin portugez, i cili, në fjalën e rastit, e vuri theksin te rihapja e stadiumeve për tifozët:

“Të luash në një stadium të zbrazët është e mërzitshme. Shëndeti është i rëndësishëm dhe për këtë duhet të respektosh protokollet, por të dalësh fushë pa askënd në tribuna është vërtet e çuditshme.”

Edhe vërshëllimat kontestuese të tifozëve kundërshtarë janë të mirëpritura, mjafton që shkallët e stadiumeve të jenë të mbushura.

“Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë më tallin dhe më kritikojnë. Një “buu” që marr kur prek topin ose shënoj një gol më motivon shumë. Shpresoj që në vitin 2021 të shohim përsëri njerëz në stadiume”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat