Lampard tregon çfarë e bindi ta marrë drejtimin e Chelseat

Futboll

Lampard tregon çfarë e bindi ta marrë drejtimin e Chelseat

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 00:20
Frank Lampard

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, është i kënaqur me sezonin e tij të parë në drejtim të londinezëve. Ai u transferua nga Derby County në Stamford Bridge verën e kaluar.

Duke folur për sezonin e tij debutues në drejtim të bluve, ai ka thënë për revistën e Chelseat:

“E dija se njerëzit do të thoshin se ma  besuan këtë detyrë sepse kam luajtur këtu, se kisha vetëm një vit te Derby, se është një punë e vështirë dhe sepse ishte e lehtë të ma besonin mua ekipin për shkak të bllokimit të afatit kalimtar”.

“E dija gjithë këtë dhe nuk më bezdiste aspak”.

“Unë e pashë si një mundësi për të punuar në një vend që e dua dhe të   jepja maksimumin tim. Kisha besim. E dija se do të ishte e vështirë të siguronim një vend mes katër të parëve në renditje dhe se nuk do të mund të blinim lojtarë, por doja ta provoja dhe t’u provoja njerëzve se e kishin gabim”.

“Detyra ime tani është të shikoj përpara”, ka thënë Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat