Roma arrin marrëveshje për Hysajn – përgatiten milionat

Futboll

Roma arrin marrëveshje për Hysajn – përgatiten milionat

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 19:40
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj duket se është në ndeshjet e tij të fundit me skuadrën e Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Hysaj, pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij në Serie A.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Roma ka arritur marrëveshje me Napoli, për transferimin e Hysaj.

Klubi nga kryeqyteti do të paguajë 25 milionë euro  për yllin 25 vjeçar.

Hysaj lidhej me një kalim të mundshëm tek Roma edhe gjatë verës, por një marrëveshje finale nuk u arrit.

Mbetet të shihet nëse janari do të jetë vendimtarë për marrëveshjen rreth këtij transferimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat