Edhe një tjetër lojtar i Kosovës është lënduar rëndë para sfidës me Çekinë dhe Anglinë

Futboll

Edhe një tjetër lojtar i Kosovës është lënduar rëndë para sfidës me Çekinë dhe Anglinë

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 19:02
Edhe një tjetër lojtar i Kosovës është lënduar rëndë para sfidës me Çekinë dhe Anglinë

Bernard Berisha do të mungojë së paku gjashtë javë, duke iu shtuar listës së mungesave të gjata, pas Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut.

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet “finale” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova e viziton Republikën e Çekisë para se ta presë Anglinë në Prishtinë, në dy ndeshjet finale të Grupit A kualifikuese, të cilat do ta përcaktojnë fatin e Kosovës për pjesëmarrje apo jo në Evropian në tentimin e parë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, edhe për takimet e radhës do të përballet me lëndime.

Krahas të lënduarve Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu që mungojnë tash e një kohë të gjatë, së fundmi një lëndim e ka pësuar edhe mesfushori që luan në Rusi me Akhmat Groznyn, Bernard Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat