Juventusi ka gati ofertën për yllin e Romës, Zaniolo

Futboll

Juventusi ka gati ofertën për yllin e Romës, Zaniolo

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:38
Zaniolo

Talenti i madh italian i Romës, Nicolo Zaniolo vazhdon të mbetet njëri nga objektivat kryesor të Juventusit.

Zaniolo ka shkëlqyer me fanellën e klubit kryeqytetas që nga sezoni i kaluar kur u transferua nga Interi.

Paraqitjet e tij të mira sezonin e kaluar dhe pjekja në këtë sezon ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi nuk po heq dorë nga ndjekja e tyre për yllit të Romës, Zaniolo.

Gjigantët italian të Serie A u përpoqën ta transferojnë atë në verë, por Roma nuk ishte në disponim për të lejuar largimin e tij.

Por, Juve janë të gatshëm të fillojnë përsëri bisedimet dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 40 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat