Kamberi asiston në elitën e futbollit skocez

Futboll

Kamberi asiston në elitën e futbollit skocez

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:21
Kamberi asiston në elitën e futbollit skocez

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova,  Florian Kamberi, me Hibernian shënuan fitore të madhe në udhëtim me rezultat 4:1 ndaj St Johnstone, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit skocez.

Doidge ka qenë në formë të mirë dhe shënoi het-trik (2', 17 e 58'),  si dhe Allan në minutën e 48-të, ndërsa May realizoi golin e nderit për vendasit në minutën e 90-të.

Në minutën e 17-të Kamberi me mjeshtri asistoi dhe Doidke shënon për 0:2. Kamberi luajti tërë takimin dhe tregoi lojë shumë të mirë. 

Hibernian është në pozitën e 8-të me 12 pikë dhe St Johnstone i 11-ti me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat