Ibrahimovic tek Milan? Pioli vë gjithçka në pikëpyetje

Futboll

Ibrahimovic tek Milan? Pioli vë gjithçka në pikëpyetje

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:51
Ibrahimovic

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka dhënë disa komente lidhur me transferimin e mundshëm të Ibrahimovic tek Milan.

Emri i Zlatan Ibrahimovic po  lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A tash e disa javë, me Bologna dhe Milan si dy skuadrat kryesore.

Lidhur me këto zëra ka komentuar edhe Pioli, trajneri i Milan, i cili ka hedhur gjithçka në pikëpyetje për këtë lëvizje të madhe.

“Ibra është lojtar i madh. Por, merkatoja e janarit është akoma larg. Do të ketë kohë për të marrë vendimin” ka thënë Pioli.

Milan kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura nën urdhrat e Pioli. Një transferim i madh do të ishte ndihmë për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat