Luiz mban anën e Emery: Ai po jep 100% për ne, do të mundohemi ta bëjmë të njëjtën për të

Futboll

Luiz mban anën e Emery: Ai po jep 100% për ne, do të mundohemi ta bëjmë të njëjtën për të

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:45
Unai Emery

Mbrojtësi brazilian i Arsenal, David Luiz, ka dhënë përkrahjen e tij për trajnerin Unai Emery.

Emery është nën presion të madh, pas rezultateve jo të mira të ‘Gunners’, të cilat kanë ngritur pakënaqësi tek tifozët.

Përkundër kësaj situate, David Luiz qëndron në krahun e Emery, duke thënë se trajneri po jep më të mirën e tij për të transformuar Arsenalin.

“Trajneri po jep 100 % secilën ditë, duke provuar që të bëjë më të mirën për ne. Ne po provojmë ta bëjmë të njëjtën” ka thënë Luiz.

David Luiz ka qenë nga të preferuarit e Emery këtë sezon, për dyshen e qendrës së mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat