Moratti: Ky është lojtari që do të doja ta kisha parë tek Inter-i

Futboll

Moratti: Ky është lojtari që do të doja ta kisha parë tek Inter-i

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:27
Massimo Moratti

Massimo Moratti, ish-presidenti i Inter-it, nuk humb rast për të shprehur dashurinë e madhe që ka për ngjyrat zikaltër, edhe pse ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të kthehet në botën e futbollit.

"Më vjen shumë për gjithë atë që ka ndodhur, sepse ka qenë shumë e bukur dhe e zjarrtë. Megjithatë, nuk më shkon ndërmend të kthehem", ka thënë Moratti për të përditshmen L'Arena.

74-vjeçari ka folur më pas për idhujt e tij në sport: "Cassius Clay dhe Gigi Riva. Njeriu dhe kampioni bashkë. Më pas ka shumë Inter, një skuadër e bërë nga mite që kanë shoquar fëmijërinë time. Kështu që, duke përjashtuar lojtarët zikaltër, mendoj për Totti-n. Francesco për mua është një mit, një lojtar që do të kisha dashur ta shihja në skuadrën time".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat