Chelsea nuk ndalet, fiton ndaj Crystal Palace

Futboll

Chelsea nuk ndalet, fiton ndaj Crystal Palace

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Foto

Chelsea ka arritur 6 fitore radhazi të Premier League.

Ka vazhduar forma fantastike në kampionat e skuadrës së Frank Lampard që mposhti në Stamford Bridge në një nga derbit e shumtë londinez Crystal Palace me rezultatin 2-0. 

Golat për Chelsea-n u realizuan në pjesën e dytë nga i përhershmi Tammy Abraham dhe lojtari më në formë i bluve në këto momente Christian Pulisic. 

Me këtë sukses Chelsea u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në kuotën e 26 pikëve, 1 më shumë se Manchester City që luan të dielën në transfertë supersfidën ndaj Liverpoolit kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat