Shqiptarët e Strugës heshtin ekipin me renome maqedon, Renova barazon 

Futboll

Shqiptarët e Strugës heshtin ekipin me renome maqedon, Renova barazon 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:19
Shqiptarët e Strugës heshtin ekipin me renome maqedon, Renova barazon 

Shqiptarët e Strugës triumfojnë me rezultat 2:1 kundër liderit dhe ekipit me renome maqedon, Vardarin e Shkupit.

Struganët bënë lojë të madhe dhe ndalën tri pikë që nuk maten as me ari. 
Struga fitoi me golat e Kirovskit në minutën e 25-të e Tafe në atë të 45+1 dhe për Vardarin realizoi Micevski (79’-nga penalltia).

Struga është në vend të 7-të me 18 pikë, kurse Vardari udhëheq renditjen me 30 sosh. Renova nga Xhepçishti i Tetovës si vendas barazoi 1:1 me Akademia Pandev. Pandev shënon në minutën e 8-të për Akademia Pendev dhe Abdemi barazoi në atë të 74-tën.

Renova është në pozitën e 8-të me 15 pikë, ka 11 me pak se Akademia Pandev në vend të dytë. Shkupi mposhtet në Kratovë me 1:0 nga Sileksi. Zheravica shënon në minutën e 3-të. Sileksin është në vend të tretë me 21 pikë, ka tri më shumës e Shkupi dy pozita më poshtë.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Boreci-Makedonija GP    1:1
Renova-A. Pandev    1:1
Sileksi-Shkupi    1:0
Struga Trim & Lum-Vardari    2:1

Tabela
1. Vardari    14    9    3    2    30
2. Akademija Pandev    14    7    5    2    26
3. Sileksi    14    7    0    7    21
4. Shkëndija    13    5    3    5    18
5. Shkupi    14    4    6    4    18
6. Makedonija GP    14    4    6    4    18
7. Struga Trim & Lum    14    5    3    6    18
8. Renova    14    4    3    7    15
9. Boreci    14    4    3    7    15
10. Rabotniçki    13    3    2    8    11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat