Risi të tjera/ Seria A mendon krijimin e VAR Room

Futboll

Risi të tjera/ Seria A mendon krijimin e VAR Room

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:38
VAR Room

Mungojnë më pak se 3 muaj nga nisja e fazës së dytë në kampionatin italian të futbollit, xhiroja e kthimit që jep bilancet e para për rezultatet dhe do të ketë gjithashtu efekt edhe te arbitrat.

Ndaj këtyre të fundit nuk kanë munguar polemikat edhe me ndihmën e teknologjisë, madje hierarkia drejtuese e gjyqtarëve premton risi të tjera.

Do të krijohet një dhomë speciale për sistemin e videoarbitrimit, një instrument tjetër në përpjekje për të shuar polemikat ndaj vendimeve të duiskutueshme, dhe ndërhyrjeve të munguara.

Duke qenë një seli e përgjithshme dhe nën vëzhgim të rreptë e me kamera të shtuara, VAR Room do të ulë sipas drejtuesve, nivelin e gabimeve. Ndërkohë në serinë A, Milan mori fitoren e vështirë ndaj Spal në stadiumin San Siro. Suso u nis nga pankina por vendosi ndeshjen 6 minuta pasi kishte prekur fushën.

Të shtunën do të jetë dita e kampionëve në fuqi të Juventus për impenjim të sikletshëm në derbin ndaj Torinos në orën 20:45. Por më parë, Inter do të provojë ti rrëmbejë përkohësisht kryesimin në transfertën e Bolonjës në të njëjtën ditë në orën 18:00, ndeshje që do të transmetohet në kanalet e SuperSport. E diela e Serisë A ofron ët tjera përballje pikante ndërsa Spal dhe Sampdoria ulin siparin mbrëmjen e të hënës me një sfidë pa pritshmëri të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat