Szczesny: Jemi Juventus-i, nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë

Futboll

Szczesny: Jemi Juventus-i, nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 00:50
Szczesny dhe Ronaldo

Wojciech Szczesny, portieri i Juventus-it, ka folur për DAZN në prag të derbit me Torino-n. "Në muajt e ardhshëm do të duhet të jemi më të organizuar. Nuk jemi akoma shumë solidë, u lejojmë kundërshtarëve 2-3 raste për ndeshje dhe kjo nuk është një gjë e mirë nëse je Juventus-i".

Në vazhdim, ai i ka tërhequr veshin repartit të sulmit të bardhezinjve. "Nuk besoj se kemi vështirësi në mbrojtje, përkundrazi, por ndodhin disa episode gjatë ndeshjeve që bëjnë diferencën. Duhet t'i eliminojmë edhe ato. Duhet të jemi më cinikë para portës, konkretizojmë shumë pak raste në krahasim me sa krijojmë".

Polaku ka zbuluar edhe një kuriozitet në lidhje me veten: "Meditoj prej 3-4 vitesh, qëkur isha te Roma, më ndihmon të përmirësohem në aspektin psikologjik dhe gjithmonë stërvitem sikur të isha duke luajtur një ndeshje të vërtetë. Ditën pasuese shikoj çdo kontakt timin me topin, qoftë me këmbë ose me duar. Vetëm kështu mund të përmirësohem", ka thënë Szczesny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat