Klopp: Ky futbollist është talenti i shekullit

Futboll

Klopp: Ky futbollist është talenti i shekullit

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 00:00
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka folur për mediat në prag të ndeshjes që Liverpool do të luajë pasditen e nesërme ndaj Aston Villas.

Tekniku gjerman foli edhe për sfidën e fundit ndaj Arsenalit në Kupë, ku u ndal të fliste në veçanti për një lojtar.

Numri i një i bankinës së “The Reds” thuri elozhe të mëdha për Gabriel Martinellin, 18-vjeçarin e Arsenalit.

Për Kloppin, braziliani është talenti i shekullit dhe këtë gjë, tekniku duket se e thotë me bindje të plotë.

“Të rinjtë bënë një ndeshje të mirë, por është vërtet shumë e vështirë të markosh një lojtar si Martinelli. Ai është talenti i shekullit, një sulmues i pabesueshëm, kështu që ishte e vështirë të ndalej”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat