Pirlo zbulon një detaj interesant nga karriera e tij

Futboll

Pirlo zbulon një detaj interesant nga karriera e tij

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 00:00
Andrea Pirlo

Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo, ka zbuluar një detaj shumë interesant nga karriera e tij e pasur.

Pirlo ka zbuluar se ishte shumë afër që të transferohej tek skuadra e Romës, para se të kalonte tek Juventus.

Gjithçka kishte ndodhur në vitin 2011, kur Pirlo kishte vendosur të largohej nga Milan.

“Para se të shkoja tek Juventus, isha afër kalimit tek Roma” ka thënë lojtari për ‘Radio Radio’.

“Kishte disa kontakte” shtoi Pirlo, tashmë i pensionuar.

Mesfushori legjendar kishte regjistruar më pas më shumë se 160 paraqitje me ‘Zonjën e vjetër’, duke fituar katër herë radhazi titullin e kampionit në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat