Dalin në shitje fanellat e reja të Kosovës, ja sa kushtojnë

Futboll

Dalin në shitje fanellat e reja të Kosovës, ja sa kushtojnë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Fanellat e reja të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të ketë fanella speciale për ndeshjen që do ta luajë në Pragë.

Kosova luan dy testet e saja të fundit dhe vendimtare për një biletë në Euro 2020. Fillimisht, Dardanët udhëtojnë në Pragë, kurse ndeshjen e dytë e luajnë ndaj Anglisë, në ‘Fadil Vokrri’.

Për kualifikimin, Kosova ka nevojë për tri pikët në Çeki, dhe së paku një barazim në Prishtinë.

Brendi ‘Fourteen’ i cili dizejnon fanellat e Kosovës, ka zbuluar një fanellë të re për ndeshjen në Çeki, të cilën tashmë edhe e kanë hedhur në treg.

Çmimi për fanellën ‘limited edition’ të Kosovës është 69 euro. Fanella mund të blihet në ‘14fourteen.it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat