Dy ndeshje në të njëjtën ditë – Klopp ka një plan të jashtëzakonshëm

Futboll

Dy ndeshje në të njëjtën ditë – Klopp ka një plan të jashtëzakonshëm

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:21
Jurgen Klopp

Mund të ndodhë njëra nga ngjarjet më interesante viteve të fundit në botën e futbollit.

Kjo për faktin se Liverpoolit mund t’i rastis që t’i zhvillojë dy ndeshje në të njëjtën ditë.

Fjala është për datën 18 Dhjetor, kur Liverpooli do ta ketë ndeshjen e turnit të radhës në Carabao Cup dhe atë tejet të rëndësishme, në Kupën e Botës për klube.

Por, trajneri gjerman i “The Reds” ka një plan të jashtëzakonshëm. Ai synon që t’i sigurojë dy skuadra për të dy kompeticionet, gjë që duket vështirë e arritshme, megjithatë duke njohur Kloppin, një vendim i tillë nuk ka nevojë t’iu çuditë. Ai ka folur, për këtë çështje, teksa ka pranuar se ende nuk kanë ndonjë vendim final:

“Ne e kemi diskutuar këtë. Ne duhet, sepse nuk kemi shumë kohë për vendimin. Nuk kemi vendim final por nëse do të luanim në Katar, do të ishin dy skuadra të ndryshme. Nuk mund të lëmë asnjë lojtar të skuadrës së parë për ndeshjen e Kupës – kemi dy ndeshje, në një periudhë të stër-ngarkuar” ka thënë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat