Zidane: Nuk kam plan A ose plan B

Futboll

Zidane: Nuk kam plan A ose plan B

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:18
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka dhënë disa shpjegime për taktikat që ai përdor brenda një loje.

Francezi ka thënë se është i nervozuar me fjalët që thonë se ai punon me të njëjtat rotacione në skuadër që nga rikthimi i tij në krye të stolit.

Zidane ka pranuar se nuk ka ndonjë plan A, ose plan B, kur skuadra e tij dështon të marrë rezultatet pozitive, dhe se ai mbështetet në atë se çfarë skuadra ka për të ofruar.

“Ka lojtarë që janë më të mirë dhe ka lojtarë që janë më të dobët” ka thënë Zidane fillimisht.

“Unë nuk kam ndonjë plan A ose plan B” ka shtuar francezi.

Pas 10 ndeshjeve, skuadra e Real Madrid numëron 21 pikë, për pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak sesa Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat