Sarri: Higuain ka ndryshuar

Futboll

Sarri: Higuain ka ndryshuar

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 22:24
Gonzalo Higuain

Maurizio Sarri ka dhënë disa komente mbi Gonzalo Higuain, i cili po kthehet në formën e duhur.

Higuain një vit të vështirë duke mos arritur ta gjej vetën me skuadrën e Chelsea, por duke hasur në vështirësi edhe me Milan.

Rikthimi i argjentinasit tek Juventus dhe bashkëpunimi me Sarri duket sikur po bëjnë që ai të kthehet në formën më të mirë.

Një gjë të tillë duket se e ka vërejtur edhe Sarri, i cili ka thënë se Higuain ka ndryshuar.

“Gonzalo është një lojtar i madh, i cili kaloi një sezon të vështirë. Këtë verë, unë pash atë teksa stërvitej me një nivel të lartë motivimi. Në Londër, unë kisha dëgjuar komente nga ai që nuk më pëlqyen, por tani ka ndryshuar” ka thënë Sarri.

“Kur ai ka motivimin e duhur, ai është lojtar shumë i rëndësishëm” ka shtuar tutje trajneri i Juventus.

Higuain është kthyer në pjesë kryesore të formacionit të Juventus, duke lënë jashtë lojës emra si Dybala e Mandzukic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat