Conte nuk shqetësohet për zërat Martinez – Barcelona: Ka një këshillë për argjentinasin

Futboll

Conte nuk shqetësohet për zërat Martinez – Barcelona: Ka një këshillë për argjentinasin

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 20:15
Conte

Lautaro Martinez është lojtari që po lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës.

Argjentinasi shihet si emri ideal për zëvendësuesin e Luis Suarez, i cili tashmë po shkon duke prekur një moshë që do ta ngadalësojë.

Trajneri i Inter, Antonio Conte, nuk është aspak i shqetësuar për zërat që qojnë Lautaron tek Barcelona, por ka një këshillë për lojtarin.

“Ne shohim tek e tashmja për të ndërtuar të ardhmen. Ai po punon mirë dhe ka bërë progres. Ai mund të shënojë akoma progres në të ardhmen, pasi ai është vetëm 22 vjeç” ka thënë Conte.

“Ai duhet të punojë shumë. Zërat e merkatos nuk i shoh si problem – kam shqetësimë më të mëdha. Ai duhet të provojë të jetë më egoist kur ka shansin për të shënuar. Është pjesë e rritjes së tij. Dua t’i përmirësoj të gjithë lojtarët e mi” ka thënë tutje trajneri italian.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë ndonjë ofertë formale për yllin argjentinas, apo gjithçka do të mbetet pjesë e spekulimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat