Klopp ngre në qiell 18-vjeçarin: Është talenti i shekullit!

Futboll

Klopp ngre në qiell 18-vjeçarin: Është talenti i shekullit!

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 20:07
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka folur ditën e sotme për mediat në kuadër të sfidës që Liverpool do të luajë pasditen e nesërme ndaj Aston Villas. Tekniku gjerman foli edhe për sfidën e fundit ndaj Arsenal në Kupë, ku u ndal të fliste për një lojtar.

Numri një i stolit të “The Reds” thuri elozhe të mëdha për Gabriel Martinellin, 18-vjeçarin e Arsenalit. Për Klopp, braziliani është talenti i shekullit dhe këtë gjë, tekniku duket se e thotë me bindje të plotë.

“Të rinjtë bënë një ndeshje të mirë, por është vërtet shumë e vështirë të markosh një lojtar si Martinelli. Ai është talenti i shekullit, një sulmues i pabesueshëm, kështu që ishte e vështirë”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat