Lajm i mirë për Solskjaer – Luke Shaw afër rikthimit

Futboll

Lajm i mirë për Solskjaer – Luke Shaw afër rikthimit

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:57
Luke Shaw

Luke Shaw është shumë afër rikthimit në skuadër, pas dëmtimit që e mbajti larg fushave të blerta.

Shaw raportohet se është një javë larg rikthimit në stërvitjet me skuadrën, dhe të jetë krejtësisht gati fizikisht.

Anglezi ka luajtur në vetëm tri ndeshje këtë edicion, por duket se lëndimi i tij po merr fund dhe ai po rikuperohet.

‘The Sun’ shkruan se Shaw do të kthehet në stërvitjet e plota gjatë javës së ardhshme.

Solskjaer besohet se nuk do t’i jap minuta lojtarit të paktën deri pas pauzës së kombëtareve.

Gjithsesi, rikthimi i Shaw do të jetë një ndihmë e madhe për Ole Gunnar Solskjaer, i cili do të ketë një opsion më shumë për krahun e majtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat