Berbatov tregon se çka pati frikë nga shqiptari

Futboll

Berbatov tregon se çka pati frikë nga shqiptari

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:23
Berbatov tregon se çka pati frikë nga shqiptari

Ish-sulmuesi i njohur i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, Dimitar Berbatov, dhe ish reprezentues i kombëtares së Bullgarisë, ka komentuar incidentin e Granit Xhakës me tifozët.

Ai ka deklaruar që tifozët e Arsenalit gabuan, megjithatë nuk e ka arsyetuar aspak gjestin e Xhakës, përcjell Gazeta Olle. “Tifozët e Arsenalit gabuan që e vërshëllyen kapitenin e tyre Granit Xhaka ndaj Crystal Palace, mirëpo reagimi i lojtarit ishte i papranueshëm”, deklaroi Berbatov.“Nuk është hera e parë që tifozët e Arsenalit i vërshëllejnë futbollistët e tyre.

Më kujtohet çfarë i kishte ndodhur Emmanuel Eboues më 2009”, shtoi ai. Ai tha se Xhaka bëri mirë që nuk e gjuajti fanellën në tokë, sepse sipas tij, Xhaka do të ishte “i mbaruar” me Arsenalin po të vepronte ashtu. “Për lojtarin, të goditet krenaria nëse tifozët e skuadrës tënde të vërshëllejnë ose gëzohen që ti po del nga loja.

Ti dëshiron të mbrosh vetën, mirëpo asnjë lojtar, veçanërisht kapiten, nuk duhet të reagojë si Xhaka”, vazhdoi Berbatov. “Kur e hoqi fanellën, thash me vete ‘të lutëm mos e lësho në tokë, sepse nëse e bën atë, ti je i mbaruar me klubin’. Për fat të mirë, ai nuk e gjuajti fanellën në tokë, por do të jetë mjaft e vështirë për të që të rikthehet siç ka qenë pas këtij incidenti.

Unai Emery ka një punë të vështirë nëse dëshiron të përmirësojë raportet e Xhakës me tifozët”, ka thënë Berbatov. Xhaka është edhe reprezentues i kombëtares së Zvicrës dhe prej mesfushorëve më të mirë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat