Batatina kërcënon: Kampionati i Kosovës rrezikon të ndërpritet

Futboll

Batatina kërcënon: Kampionati i Kosovës rrezikon të ndërpritet

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:07
Batatina kërcënon: Kampionati i Kosovës rrezikon të ndërpritet

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i pakënaqur me humbjen e skuadrës së tij në duel me Gjilanin rezultat 3:0. “Pjesa e parë ishe i nivelizuar, por në pjesën e dytë ne humbëm paksa ritmin.

Nuk dua të ndalem shumë te loja, sa në nivelin organizativ dhe kjo gjë është e patolerueshme. Federata e Futbollit e Kosovës duhet ta dijë që nuk janë vetëm dy klube në Superligë, Gjilani dhe Drita, por janë edhe dhjetë ekipe të tjera.

Kështu siç po shkon kampionati, atëherë rrezikon të ndërpritet. Unë pas ndeshjes pashë teksa goditeshin arbitrat në formë të dhunshme. Komoditeti i tepërt që u kanë premtuar atyre nga dikush ka bërë që të vjen deri te kjo gjendje”, tha Batatina.

“Jemi brenda objektivave pasi që jemi katër pikë larg kreut të tabelës dhe do të luftojmë deri në fund”, thotë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat