Sigal Prishtina e gatshme për Apoel Nicosia

Futboll

Sigal Prishtina e gatshme për Apoel Nicosia

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:44
Klubi i Basketbollit “Sigal Prishtina”

Klubi i Basketbollit “Sigal Prishtina”, sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër Apoel Nicosia, kampioni i Qipros e cila luhet sonte.

Trajneri i Klubit Basketbollistik “Sigal Prishtina” Bujar Loci,  në një konferencë për media tha se kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Prishtinën dhe beson që do të arrijnë rezultat pozitiv.

Loci: Me një koncentrim të mirë do të arrijmë epilog pozitiv

“Mendoj që sonte është një lojë jashtëzakonisht e rëndësishme për klubin tonë. E kemi bërë skautimin e kësaj ekipe, e cila në radhët e veta ka 6-7 lojtarë amerikan dhe dihet që basketbolli amerikan luajnë një basketboll të shpejtë, një basketboll që ka më shumë prurje fizike sesa taktike, mirëpo ne mendojmë se do t’ia arrijmë, me një trazension defansiv të mirë dhe me një koncentrim të mirë në këtë lojë të arrijmë epilog pozitiv”, tha Loci.

Për këtë ndeshje foli edhe ylli i skuadrës, basketbollisti Dardan Berisha.

Ai tha se synimi kryesor është kalimi i grupit edhe pse kjo sipas tij do të jetë shumë e vështirë.

Berisha: Tifozët janë lojtari ynë i gjashtë

“Synimi i parë është ta kalojmë grupin. Besoj që këtë vit e kemi grupin më të vështirë, ka ekipe cilësore, por ekipi jonë nuk është si vitin e kaluar, por defenitivisht çdo lojë do ta japin qindpërindëshin. Shfrytëzoj rastin me i ftu krejt tifozët sidomos në lojët si vendas, që është plusi në paketë. Tifozët vitin e kaluar janë përzgjedh si tifozët më të mirë në këtë ligë, kështu që ajo duhet me vazhdu, na kanë jep shumë motiv edhe u kon lojtari jonë i gjashtë”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që ndeshja kundër Apoel Nicosia mbahet sonte në Pallatin e Rinisë dhe fillon në ora 19:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat