"Guardiola fshihej nga unë në dhomat e zhveshjes"

Futboll

"Guardiola fshihej nga unë në dhomat e zhveshjes"

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 08:57
Guardiola

Sulmuesi i LA Galaxy Zlatan Ibrahimovic  vazhdon të kritikojë Pep Guardiolën.

Ibrahimovic kaloi nga Interi te Barcelona në vitin 2009, ku luajti për një sezon nën drejtimin e trajnerit aktual të Man City-t.

“Asnjëherë nuk u konfrontuam dhe kjo është për faj të tij,” shprehet Ibrahimovic për Guardiolën. “Ai gjithmonë fshihej nga unë.

Një herë, unë isha në dhomat e zhveshjes, ndërsa  ai në dhomën ngjitur. Kur unë u largova, asistenti i tij ishte te dera dhe i tha të dilte sepse Ibra ka ikur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat