Kjo është deklarata e Zidanes pas humbjes së parë këtë edicion

Futboll

Kjo është deklarata e Zidanes pas humbjes së parë këtë edicion

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:47
Zinedine Zidane

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i mbrëmjes në La Liga mes Mallorcas dhe Real Madridit.

Vendasit kanë shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme në vazhdim të garës për t’iu larguar zonës së rrezikshme.

Junior Lago realizoi golin e parë dhe të vetëm të këtij dueli në minutën e shtatë, pas asistimit të Febas.

Pas ndeshjes, Zidane u shpreh i mërzitur me humbjen, por shtoi se skuadra e tij duhet të bëjë kujdes në vazhdim, pra mos të lëshojë pikë:

“Kemi mbizotëruar gjatë gjithë kohës, pa krijuar raste. Kjo është e çuditshme, por që lojtarët nuk janë fajtorë. Megjithëse nuk më pëlqen fjala brengosje, por po na kushtojnë pikët e humbura. Të gjithë mund t’i kundërshtojnë vendimet apo gabimet e mia, por nuk jam fare i kënaqur me lojën”, përfundoi i frustruar francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat