Prishtina në Ferizaj

Futboll

Prishtina në Ferizaj

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 19:49
Prishtina në Ferizaj

Prishtina vazhdon serinë e ndeshjeve me javën e 10-të kundër skuadrës vendase homonime nga Ferizaj.

Përderisa Ferizaj renditet e 9-ta me 9 pikë të tubuara dhe nga 4 ndeshjet si vendas po ka aq humbje, në anën tjetër Prishtina renditet e 6-ta me 14 pikë dhe nga 5 udhëtimet ka 2 fitore 1 barazim e 2 humbje. "Edhe në 38 përballjet zyrtare të pas luftës, Prishtina ka bilanc larg pozitiv me 23 fitore, 11 barazime dhe 4 humbje (58:21), ndërsa nuk është mposhtur nga Ferizaj në 10 ndeshjet e fundit, megjithatë Ferizaj, edicionin e kaluar Prishtinën e kishte ndal dy herë duke luajtur pa gola.

Bardhekaltrit nuk kanë asnjë mungesë, lëndim apo suspendim, dhe do të varet nga shtabi teknik për 11-në startuese", thuhet nga FC Prishtina.

Përndryshe, Prishtina nga dy ndeshjet e fundit ka marr vetëm një pikë duke mos shënuar asnjë gol.

Java X

Ferizaj – Prishtina

E diel, 20 tetor – ora: 14.00

“Megjithëse nuk kemi fituar në dy ndeshjet e fundit, atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe krejt kjo për meritë të grupit shumë homogjen që kemi, ndërsa cilësinë që posedojmë na jep shumë shpresa që nga një udhëtim jo i lehtë siç është Ferizaj, të kthehemi me tre pikë, çka do të na ndihmonin shumë për vazhdimësi të garave”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Tun Bardhoku u Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat