United-Liverpool, Van Dijk "ndez" super sfidën e "Old Trafford"

Futboll

United-Liverpool, Van Dijk "ndez" super sfidën e "Old Trafford"

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:28
Virgil van Dijk

Manchester United-Liverpool do të jetë përballja e madhe kësaj fundjave në Premier League.

"Djajtë e Kuq", që mban vendin e 12-të në kampionat pas një nisje të keqe të sezonit, do të presë kryesuesit e Liverpool-it, që kanë fituar të tetë ndeshjet e luajtura deri tani. Një ndeshje e shumëpritur nga të dy tifozeritë, por jo dhe aq e rëndësishme për mbrojtësin e kampionëve të Europës, Virgil van Dijk.

"Do të jetë një ndeshje që do të luhet në një atmosferë të jashtëzakonshme, por për ne ka ndeshje më të rëndësishme, si ato të Champions League ose ato kundër ekipeve që do të luftojnë për titullin në Premier".

"Manchester do të dojë të reagojë pas një fillimi të vështirë, por ne do të shkojmë atje me qëllimin për fitoren e radhës", ka thënë holandezi për Sky Sports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat