Kjo është deklarata e Valverdes pas humbjes nga Granada

Futboll

Kjo është deklarata e Valverdes pas humbjes nga Granada

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 00:01
Valverde

Barcelona u shokua sonte nga Granada, për ta regjistruar kështu edhe humbjen e dytë në kampionat këtë edicion.

Katalunasit u mposhtën 2-0 nga skuadra që tashmë kryeson renditjen tabelare në La Liga.

Pas ndeshjes, trajneri i “verdhë e kuqve” u shpreh i zhgënjyer me humbjen:

“Definitivisht shqetësuese. Jashtë nuk po luajmë fare mirë. Nuk është hera e parë që ndodhë. Kështu ishte edhe me Dortmundin e Osasunën. Ne duhet të përmirësohemi. Ndjehem përgjegjës për atë që ndodhi. Nuk e merituam të fitonim. Jam i nervozuar”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Barcelona, pas kësaj disfate gjendet në vendin e shtatë me vetëm shtatë pikë të arkëtuara në pesë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat