Trajneri i Fenerbahces: Me origjinë jam nga Kosova

Futboll

Trajneri i Fenerbahces: Me origjinë jam nga Kosova

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:16
Ersun Yanal

Ersun Yanal tash e një vit mori drejtimin e gjigantit turk, Fenerbahce.

Nën drejtimin e tij, Fenerbahce aktualisht zë pozitën e dytë në tabelën e Super Ligës turke, derisa kjo edhe falë paraqitjeve brilante të sulmuesit, Vedat Muriqi.

Sidoqoftë, fakt i paditur më herët është se ai ka prejardhje nga Kosova, gjë të cilën ai vet e ka pranuar në një intervistë.

“Pas shumë kohës, ju më kujtuat të parët e mi dhe u bëtë shkaktar që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova”, ka thënë Yanal.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit – Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Te dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë”, pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat