Trajneri i Werderit nuk rrezikon me Rashicën, ylli kosovar nuk luan në humbjen nga Leipzeig-u

Futboll

Trajneri i Werderit nuk rrezikon me Rashicën, ylli kosovar nuk luan në humbjen nga Leipzeig-u

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:28
Werderi

Werderi është mposhtur nga Leipzeig-u me rezultat bindës 0-3 në cilësinë e vendasit.

Skuadra e Milot Rashicës kështu regjistron edhe humbjen e tretë këtë edicion, krahas edhe dy fitoreve.

Ylli nga Kosova tashmë është rikuperuar totalisht nga lëndimi, por që trajneri vendosi mos ta aktivizojë në këtë ndeshje.

Kush e di, mbase po e kursen për derbin ndaj Dortmundit, që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Ndërkaq, më poshtë postimi i klubit gjerman në rrjetin social “Twitter”, sa për të treguar gëzimin e rikthimit të ish-lojtarit të Viteses e të Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat