Muriqi synon 15 gola

Futboll

Muriqi synon 15 gola

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:00
Muriqi synon 15 gola

Vedat Muriqi është në një periudhë të artë në këtë moment të karrierës. Sulmuesi u transferua te gjigantët e Fenerbahces në afatin kalimtar të  verës, ndërsa deri më tani ka shënuar dy gola në katër ndeshjet e para të kampionatit.

25-vjeçari është shprehur së fundmi se, nëse arrin të realizojë një kuotë prej 15 golash këtë sezon me turqit, atëherë do ta konsideronte të suksesshëm vitin e parë.

Por, nuk është i këtij mendimi trajneri i Fenerbahces, Ersun Janal. Tekniku shprehet se Muriqi duhet të shënojnë të paktën 20 gola, pasi tashmë është në një klub si Fenerbahce dhe niveli është i lartë.

Kujtojmë se në sezonin e kaluar, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, arriti të shënonte 17 gola në përfundim të kampionatit duke u renditur i dyti në tabelën e golashënuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat