Simeone: “Juventus? Atë gjë nuk e bënim prej kohësh…!”

Futboll

Simeone: “Juventus? Atë gjë nuk e bënim prej kohësh…!”

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 00:15
Pamje nga ndeshja

Në prag të sfidës së të shtunës ndaj Celta Vigo, e vlefshme për La Liga, trajneri argjentinas i Atletico Madrid është ndalur gjithashtu të analizojë barazimin 2-2 ndaj Juventus, me spanjollët që u rimëkëmbën pas disavantazhit me dy gola, madje duke specifikuar pikërisht atë që rezultoi të ishte arma e suksesshme e madrilenëve.

“Goditjet standarde janë shumë të rëndësishme. Para ndeshjes me Juventus nuk është se kishim imponuar rrezikshmëri në goditjet fikse. Kundër bardhezinjve shënuam dy gola me dy goditje fantastike me kokë, të Savic dhe Herrera. Ndërkohë duhet të punojmë akoma më shumë në mbrojtje, për të pësuar më pak gola”, deklaroi ndër të tjera Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat