Manchester City kthehet me tri pikë të mëdha, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1 Bournemouthin, në ndeshjen e javës së tretë të Premier League.
Përderisa City shënon fitore, eurogoli i takon Bournemouthit. Në minutën e 45+3, Harry Wilson nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra shënon eurogol, kur topi futet në këndin e epërm e të majtë të portës së Cityt.
City tregoi lojë shumë të mirë duke triumfuar me golat e futbollistëve Sergio Aguero (15’ e 64’) dhe Raheem Sterling (43’).
City është në vend të dytë me 7 pikë, ka dy me pak se Liverpooli dhe Bournemouthit është i dhjeti me 4 sosh.