Tifozët e Arsenalit nuk e duan Xhakën si kapiten

Futboll

Tifozët e Arsenalit nuk e duan Xhakën si kapiten

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:12
Granit Xhaka

Granit Xhaka do të jetë kapiten i ri i parë te Arsenali.

Mesfushori prishtinas do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, ndoshta më të madhin nga një shqiptar, duke u bërë kapiten i parë i një skuadre të madhe si Arsenali.

Pas largimit të Aaron Ramsey dhe Petr Cech, problemeve të Laurant Koscienly dhe Mesut Ozil me klubin londinez, duket mëse e qartë që Graniti do të mbajë shiritin e kapitenit te Arsenali në stinorin e ri. Këta të pesë stinorin e kaluar ishin kapitenë të skuadrës.

Mirëpo, disa tifozë të Arsenalit nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë lajm. Disa nga ta janë tallur me vendimin që Unai Emery duket se veçse e ka marrë, duke bërë ‘tweet’ të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat