Konfirmohet: Neymar mund të largohet nga PSG në këtë verë

Futboll

Konfirmohet: Neymar mund të largohet nga PSG në këtë verë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:57
Neymar

PSG është e gatshme ta lërë Neymar të largohet këtë verë në qoftë se ata marrin një ofertë mjaft të mirë.

Gjigantët francezë do të marrin në konsideratë ofertat – pasi ylli i Brazilit e bëri të qartë se e ardhmja e tij është e pavendosur, sipas L’Equipe.

Neymar ka qenë i lidhur ngushtë me largimin nga ‘Parc des Princes’ gjatë merkatos së fundit.

Ish klubi i tij, Barcelona dhe rivalët e tyre – Real Madrid kanë qenë më të interesuarat dhe mund të ndodhë një rikthim i tij në La Liga.

Sipas medias franceze, në rast se një klub paguan 200 milionë euro – atëherë ai do të jetë i lirë të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat