Pranë divorcit me Barça, Coutinho zgjedh ekipin e ri

Futboll

Pranë divorcit me Barça, Coutinho zgjedh ekipin e ri

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:21
Philippe Coutinho

Tashmë martesa mes Philippe Coutinho dhe Barcelonës është drejt fundit. Braziliani, gjatë sezonit të fundit ka ofruar një performancë plot oshilacione, mes ulje-ngritjeve, shumë larg pritshmërive të klubit.

Një aventurë për të cilën më në fund, drejtuesit e klubit katalanas duket se janë bindur që të lënë brazilianin të largohet gjatë merkatos së verës. Fantazisti brazilian, mes pretendentëve të shumtë, duket se ka shprehur preferencën e tij.

Sipas raportimeve të tabloidit britanik “Express”, Coutinho ka evidentuar te Chelsea zgjidhjen më të përshtatshme për veten e tij. Gjithsesi, mbetet një problem serioz: Blutë e Londrës nuk mund të bëjnë blerje në merkato për shkak të bllokadës së vendosur nga FIFA. Një faktor ky që po shtyn PSG dhe Manchester United të qëndrojnë vigjilentë për të rrëmbyer Coutinhon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat