Pësoi infarkt pak kohë më parë, tjetër lajm i dhimbshëm për portierin Casillas

Futboll

Pësoi infarkt pak kohë më parë, tjetër lajm i dhimbshëm për portierin Casillas

Më: 22 maj 2019 Në ora: 06:41
Portieri spanjoll dhe Sara Carbonaro

Portieri spanjoll i cili aktivizohej me skuadrën portugeze të Portos, pak kohë më parë pësoi një infarkt dhe i shpëtoi vdekjes mrekullisht.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, portieri legjendar u detyrua të tërhiqet nga futbolli.

Por problemet nuk kanë të sosur në familjen e tij.

Mësohet se bashkëshortja e ish-portierit, është diagnostikuar me kancer në mitër.

Gazetarja e njohur sportive, Sara Carbonaro e ka bërë vetë të ditur këtë lajm por shprehet se e ka kapur në kohë dhe do ta luftojë kancerin nëpërmjet trajtimeve.

“Akoma pa kaluar një goditje, jeta na surprizon sërish. Para pak ditësh gjatë një check-up doktorët kanë gjetur një tumor malinj në mitër, për të cilin jam operuar më parë. Fatmirësisht është gjetur në kohë dhe më kanë mbetur edhe disa muaj për të luftuar, ndërkohë që jam duke iu përgjigjur trajtimeve. Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të shkojë mirë. E di që do të jetë e vështirë, por do të kem një fund të lumtur,”- shkruan ajo në njoftimin e saj.

Çifti Casillas-Carbonaro janë prindër të dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat