Zyrtare: Arsenal me mungesë të madhe në finale ndaj Chelseas

Futboll

Zyrtare: Arsenal me mungesë të madhe në finale ndaj Chelseas

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:24
Arsenal

Shkaku i tensioneve politike, Arsenali do të luajë pa Mkhitaryan në finalen e Ligës së Evropës

Futbollisti armen nuk do të udhëtojë fare me skuadrën e tij në Baku të Azerbajxhanit.

Tensionet politike mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ia pamundësojnë yllit të Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan të paraqitet në finalen e Ligës së Evropës.

Vetë futbollisti ka treguar se nuk ndihet i sigurt të luajë në një ambient ku pritet si armik dhe për këtë arsye nuk do të udhëtojë fare me ekipin e tij për ndeshjen ndaj Chelseat.

“Pasi i kam shqyrtuar të gjitha mundësitë, në koordinim me klubin kemi vendosur që për mua është më mirë mos të udhëtoj me skuadrën për finalen e Ligës së Evropës”, ka deklaruar Mkhitaryan.

“Është një lloj i ndeshjeve që nuk vijnë shpesh dhe e kam të vështirë ta pranoj faktin që unë nuk do të jem pjesë e skuadrës”.

Ndërkohë edhe Arsenali ishte ankuar në UEFA në lidhje me këtë rast, ku kishte kërkuar që Mkhitaryanit t’i ofrohej një siguri më e madhe gjatë qëndrimit në Azerbajxhan, por në fund vendimi ka qenë i të gjithëve që ai mos të jetë i pranishëm fare në finale.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseat luhet më 29 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat