Spalletti: Më dështoi eksperimenti!

Futboll

Spalletti: Më dështoi eksperimenti!

Më: 19 maj 2019 Në ora: 23:49
Luciano Spalletti

Inter humbi 4-1 ndaj Napolit dhe tani rrezikon pjesëmarrjen në Champions League. Pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e Luciano Spalletti-t.

“E nisëm mirë ndeshjen, më pas bëmë ato gabime teknike në ndërtimin e lojës dhe aty e pësuam.

Nga ai moment, nuk pasuam mirë, nuk gjetëm korridoret e duhura për të pasuar dhe ata na bënë shumë presing. Bëmë më keq se në ndeshjet e tjera.

Mund të ndodhë të humbasësh ndaj Napolit, por jo kështu, por ndeshja e radhës është një finale. Atë nuk mund ta gabojmë.

Javët e fundit kemi bërë disa ndeshje të mira. Rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë ato që kemi merituar. Sot, u munduam të bënim diçka ndryshme me dy sulmues, por ata kanë karakteristika të ndryshme dhe nuk kishim se çfarë të bënim më shumë.

Kam qenë në situata të ngjashme, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vlerësojmë situatën. Sot skuadra bëri një ndeshje të keqe.

Empoli do të vijë të luajë lojën e tij. Milanit i duhet një fitore nda SPAL, por nuk është aq e thjeshtë. Sezonin e kaluar Inter ishte ndjekësi dhe duhet të mposhtte Lazio-n, ndërsa tani është ai që duhet të ruajë vendin e katërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat