Shkëndija kremton titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Shkëndija kremton titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2019 Në ora: 19:53
“Vërtet është kënaqësi e jashtëzakonshme dhe të jesh anëtar i shkëndijës dhe pjesë e kësaj feste që ka kapluar qytetin e Tetovës në përgjithësi dhe Shkëndijën në veçanti”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Faton Zylbehari, zëdhënës i Shkëndijes.

Sukses i madh për skuadrën shqiptare Shkëndijën nga Tetova. Kuqezinjtë stolisen me titullin e kampionit, i treti në historinë e tyre. Tetovarët mbrojtën titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.  Ata në ndeshjen  e fundit, në një atmosferë madhështore në Tetovë e mposhtën me rezultat bindës 4:1 Akademija Pandevin.  Klubi shqiptar ka sunduar në kampionat dhe si rrjedhojë e kësaj edhe zunë janë në vendin e parë me 79 pikë, 16 më shumë se Vardari i Shkupit që është në pozitën e dytë. Shkëndija për 35 ndeshje ka regjistruar  24 fitore, 7 barazime e 4 humbje, me goldallim 78:26.

Lojë e madhe e Shkëndijes e cila e mbushi portën e rivalit.  Për Shkëndijen shënuan Zejnullai (26' e 84'), Totre (51') e Junior (67') dhe për Pandev  Ivanov (52'). “Vërtet është kënaqësi e jashtëzakonshme dhe të jesh anëtar i shkëndijës dhe pjesë e kësaj feste që ka kapluar qytetin e Tetovës në përgjithësi dhe Shkëndijën në veçanti.  

Pikërisht pas ndeshjes së xhiros së 35-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, skuadra jonë ka pranuar edhe trofeun për titullin e kampionit për sezonin 2018-19, me shkas ishte takimi i fundi që luajmë si vendas, por takimin e radhës dhe të fundit e luajmë po në Tetovë, thënë kushtimisht si mysafir i ekipit të Renovës. Nga vitit 2013, nga viti në vit kemi bërë nga një hap shtesë dhe në drejtim të suksesit, qoftë dalja në Evropë, qoftë kalimi i xhirove, më pas edhe fitimi i titujve”, tha mes të tjera për gazetën kombëtare “Bota sot”, Faton Zylbehari, zëdhënës i klubit Shkëndija.  

Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Shkëndija para tifozëve në vet, të udhëhequr nga pronari Lazim Destani,  edhe zyrtarisht u kurorëzuan si kampion i ri i Maqedonisë së Veriut.  Trajneri i Shkëndijes Qatip Osmani është i lumtur për suksesin dhe në anën tjetër ata së bashku me lojtarë festuan me tifozët më besnikë, "Ballistët". Nga ana tjetër derbi shqiptar mes Shkupit dhe Renovës përfundoi pa fitues, me rezultat 2:2. Për Shkupin shënuan (Serginho (7’) e Ustabasi (60’) dhe për Renovën  Ramadani (53’ e 59’). Skuadra e Shkupit është në vend të pestë me 45 pikë, një më shumë se Renova një pozitë më poshtë.

Liga e Maqedonisë së veriut 
Bellasica-Rabotniçki    0:1
Makedonija GP-Sileksi        2:0
Shkëndija-A. Pandev    4:1
Shkupi-Renova    2:2
Vardari-Pobeda    6:0

Tabela
1. Shkendija     35    24    7    4    79
2. Vardar     35    17    12    6    63
3. Akademija Pandev    35    17    6    12    57
4. Rabotnicki    35    13    7    15    46
5. Shkupi    35    12    9    14    45
6. Renova    35    11    11    13    44
7. Makedonija GP    35    11    11    13    44
8. Sileks    35    10    11    14    41
9. Belasica    35    9    11    15    38
10. Pobeda     35    6    5    24    23

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat