Ferizaj përfundon në vend të pestë, Trepça ’89 në barazh 

Futboll

Ferizaj përfundon në vend të pestë, Trepça ’89 në barazh 

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:56
Ferizaj përfundon në vend të pestë, Trepça ’89 në barazh 

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll ku skuadra e Ferizajt ka arritur edhe fitoren e 7-të radhazi duke mposhtur Gjilanin para publikut vendas me rezultat 2:1.

“Një ndeshje fantastike nga djelmoshat tanë, ku dominuan gjatë tërë ndeshjes, dhe duke bërë edhe një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme.  Tani edhe zyrtarisht kemi siguruar mbetjen në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ynë falënderon tifozët tanë ‘Ujqit’ që nuk u ndalën asnjëherë duke na përkrahur si në momente të mira por edhe në të vështira duke na dhënë motiv të vazhdojmë përpara, falënderojmë edhe donatorët e klubit për mbështetje financiare, falënderojmë kryetarin e klubit, Mustafë Grainca për punën e mirë që ka bërë, shtabin teknik dhe kryesinë e klubit. Rrugëtimin që e filluam së bashku e mbyllim këtu së bashku, pasi që sukseset e klubit janë edhe meritë e juaja tifozë të nderuar dhe të gjithë ju që keni kontribuar për klubin tonë. Në sezonin tjetër me synime tjera dhe me skuadër konkurruese për trofe, një organizim edhe më i mirë i klubit pritët të jetë në sezonin tjetër, ku shpresojmë që në fund të arrijmë suksese edhe më të mëdha”, thuhet nga KF Ferizaj.

Ferizaj përfundon në vend të pestë me 46 pikë, kurse Gjilani i dhjeti me 38.  Trepça ’89 nuk i bëri punë as fitorja me 4:0 ndaj KEK-ut. Trepça ’89 së bashku me Gjilanin do të kërkojnë shpëtimin përmes barazhit, kurse KEK-u largohet nga elita. 

Superliga e Kosovës 
Feronikeli-Prishtina    1:0
Ferizaj-Gjilani    2:1
Trepça ’89-KEK-u    4:0
Flamurtari-Llapi    3:2
Ballkani-Drita    2:0
Liria-Drenica    2:3

Tabela
1. Feronikeli    33    25    5    3    80
2. Prishtina    33    23    6    4    75
3. Llapi    33    22    3    8    69
4. Drita    33    14    6    13    48
5. Ferizaj    33    14    4    15    46
6. Flamurtari    33    12    9    12    45
7. Drenica    33    11    10    12    43
8. Ballkani    33    12    7    14    43
9. Trepça'89    33    11    9    13    42
10. Gjilani    33    10    8    15    38
11. Liria    33    8    4    21    28
12. KEK-u    33    0    1    32    1
Feronikeli kampion i ri. Nga liga largohen Liria dhe KEK-u, në barazh mbeten Trepça ’89 dhe Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat