Ajeti shënon, Baseli fiton Kupën e Zvicrës

Futboll

Ajeti shënon, Baseli fiton Kupën e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:19
Ajeti shënon, Baseli fiton Kupën e Zvicrës

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, shënon në finalen e Kupës së Zvicrës. Baseli triumfoi me rezultat 2:1 në përballje me Thunin, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Stade de Suisse” në Bernë. Në minutën e 23-të, Ajeti nga afërsia me kokë godet fortë dhe plason topin në këndin e djathtë, duke kaluar në epërsi Baselin. Frei dyfishoi epërsinë (2:0) në minutën e 77-të.

Ndërkaq, Sorgic ngushtoi humbjen në 2:1 nëntë minuta pa përfunduar takimi.  Taulant Xhaka dhe Ajeti luajtën standardë, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+3.  Edon Zhegrova qëndrojë në bankën e Baselit, por së bashku me Xhakën dhe Ajetin iu gëzuan triumfit në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat