“Kam qarë shumë herë në burg, kam vuajtur shumë!”

Futboll

“Kam qarë shumë herë në burg, kam vuajtur shumë!”

Më: 21 prill 2019 Në ora: 22:49
Ruben Semedo

Nëntë muaj pasi është liruar nga paraburgimi, ish-futbollisti i Huesca, Ruben Semedo, i akuzuar për vrasje në tentativë dhe vjedhje, tashmë në huazim te Rio Ave në Portugali, në një intervistë për gazetën portugeze “A Bola” ka rrëfyer vuajtjet në Spanjë.

Që nga transferimi, ai ka luajtur 10 ndeshje në Ligën Portugeze.

“Muaji i parë dhe i dytë dukeshin sikur koha të mos kalonte kurrë, sepse nuk kishim as lajme nga jashtë, gjithashtu edhe procesi gjyqsor ishte gjithmonë i njëjti. Zgjedhja e avokatëve nuk ishte më e mira nga ana ime dhe e mamasë, por e kuptuam më vonë”, tregoi Semedo.

“Kam qarë shumë net, por kurrë përpara dikujt tjetër. Shumë net nuk mund të flija dhe vetëm mendoja për fëmijët e mi dhe vuajtjen e familjes time”, vijoi futbollisti portugez. 

“Të bën të mendosh nëse ja vlen të lësh pas dore familjen për të kaluar më shumë kohë me njerëz që nuk të duan të mirën, duke ndjekur rrugë që nuk do të të cojnë asgjëkundi. Kam vuajtur shumë dhe po, shumë net kam qarë”, rrëfeu Semedo.

“Fillimisht nuk mendoja se mund të mos luaja më futboll, sepse dëgjoja avkatët, sipas të cilëve gjithçka do të përfundonte në vetëm një ose dy javë, por kur kaloi muaji i dytë, nisa të kuptoj rrezikun që mund të mos luaja më futboll”, deklaroi futbollisti që do të rikthehet te Villarreal në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat